Nju Jork/ Polici qëllon me grushte kalimtarin, nuk iu bind urdhrit për t’u larguar

03/05/2020 22:54

Një polic në Nju Jork të SHBA-ve, ishte vënë në ndjekje të një personi, i cili nuk po respektonte distancimin social.

Por në këtë moment ai ka goditur me grushte dhe një kalimtar aty pranë, pasi nuk iu bind urdhërit të tij për t’u larguar. Ngjarja ndodhi në East Village.

Ndërkohë që polici ishte duke arrestuar personin që nuk kishte respektuar distancimin social, ai i kërkoi një kalimtari të largohej, sepse po qëndronte shumë pranë tij. Ky i fundit nuk ju bind dhe duke mos pasur zgjidhje tjetër, polici nxori një pistoletë me elektricitet. Megjithatë ai nuk e qëlloi kalimtarin e identifikuar si Donni Wihite, por e goditi disa herë me grushte në fytyrë dhe më pas e mbajti të bllokuar në tokë. Gjatë këtij operacioni u arrestua dhe një grua, e cila tentoi të ndalonte arrestimet, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
7/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA