​“Përveç Covid-19 kemi një betejë të gjatë me një armik të dukshëm” Meta nga Korça: Po helmon e degradon…

02/05/2020 11:01

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh është në qarkun e Korçës ku së fundmi ka postuar një status në rrjetet sociale ku flet për një tjetër armik.

Sipas Metës Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien që po degradon pishat.

Procesionaria, e njohur ndryshe si sëmundja e pishave, ka prekur në masë pyjet në qarkun e Korçës.

“Ndërsa lufta me virusin e padukshëm COVID-19 po përparon dhe do fitohet shumë shpejt, një betejë të gjatë e të vështirë kemi me një armik të dukshëm, procesionarien, që prej kohësh po helmon, degradon dhe po i shkatërron pishat tona të jashtëzakonshme, jo vetëm në Kolonjë e Qarkun e Korçës, por anë e mbanë vendit.

Vetëm duke i kushtuar pa vonesë vëmendjen e duhur kësaj beteje do mund të shpëtojmë këtë pasuri të madhe natyrore të popullit dhe të vendit tonë.” shkuan Meta.

Procesionarja është një sëmundje që prek pishën, duke bërë skeletimin e drurit, nga njëra anë, por edhe duke infektuar vizitorët pasi është larvë urtikante.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA