I nxehti ekstrem godet Francën, humb jetën një person që po merrte pjesë në një garë vrapimi në Paris, 10 garues të tjerë përfundojnë në spital 25/05 11:17
Veshur me pajisje personale mbrojtëse, mjekë dhe infermierë në spitalin Hairmyres në East Kilbride, Skoci u fotografuan teksa trajtonin pacientët e prekur më rëndë nga koronavirusi.
Fotografi Christopher Bobyn dokumentoi tmerrin e pandemisë, teksa qëndroi pranë stafit mjekësor përgjatë gjithë turnit prej 12 orësh.
Disa kanë emrat e tyre të shkruar në maskën e fytyrës, për komunikim më të lehtë, në një repart ku shumë anëtarë të stafit janë rikualifikuar me nxitim dhe janë sjellë nga departamentet e tjera.
“Kam nipin tim të parë që lind për dy javë dhe kam nevojë ta takoj atë. Më mbani gjallë pa marrë parasysh se çfarë”, shprehet dikush.
Top Channel