24/05 15:52
Trajneri spanjoll Roberto Martinez është në pankinën e Belgjikës që prej vitit 2016, ndërsa duket se do të rinovojë bashkëpunimin për të paktën edhe dy vitet e ardhshme, ose ndryshe deri në përfundim të Kampionatit Botëror Katar 2022.
Tekniku 47-vjeçar kishte kontratë me Belgjikën, për të qëndruar deri në përfundim të Kampionatit Europian të këtij viti, por shtyrja për shkak të pandemisë Covid-19 bëri që të ndryshojnë skenarët dhe të mendohet rinovimi.
Kështu sipas mediave belge, në negociatat mes federatës dhe trajnerit spanjoll është arritur akordi që Martinez të qëndrojë jo vetëm për Europianin verën e ardhshme, por edhe për Katar 2022 dhe vetëm pas kësaj të largohet.
Top Channel