Një tjetër rrugë në Tiranë ka tashmë korsi të dedikuara për biçikleta duke rritur sigurinë e përdoruesve, por edhe lehtësuar lëvizjen e tyre.
Është vetë kryebashkiaku Veliaj që ka ndarë pamjet teksa punëtorët po i japin dorën e fundit korsisë së re të biçikletave në rrugën “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik, që do mund të përdoret jo vetë nga banorët e zonës, por edhe nxënësit dhe studentët.
“Gjatë natës vijëzuam korsitë e reja për çiklistët dhe këmbësorët, të cilat na ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve, që janë shtuar si asnjëherë tjetër në 30 vitet e fundit në rrugët e Tiranës, që nga rënia e komunizmit”, shkruan Veliaj.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Tiranë tregoi edhe njëherë se sa e domosdoshme është biçikleta jo vetëm si një mjet qarkullimi ekonomik, por njëkohësisht edhe për cilësinë e ajrit. Ndaj Bashkia e Tiranës ka vendosur që të zgjerojë rrjetin e kosive të biçikletave.
Top Channel