Mbërritja në Qipro e fregatës “Kimon” dhe “Psara”, garanci për gjithë Ballkanin, arrijnë të bllokojnë çdo tentativë të Iranit për sulm
Në një prej komenteve të tij në rrjetet sociale presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar sot protestuesit e aramtosur në Michigan si “njerëz shumë të mirë” dhe sugjeron se governatorja duhet t’i dëgjojë e të bjerë në marrveshje.
Dje qindra protestues, shumë prej të cilëve të armatosur rëndë, hynë në selinë e guvernatores demokrate Gretchen Whitmer për të kundërshtuar me forcë urdhërin e saj për zgjatjen e karantinës së koronavirusit me dy javë të tjera, deri në 15 maj.
Komenti i Trump ishte: ” Guvernatorja e Michigan duhet të lëshojë pak, për të shuar zjarrin. Ata janë njerëz të mirë por janë të zemëruar. Kërkojnë t’u kthehet jeta e tyre në mënyrë të sigurtë. Takoji ata, diskuto, bëj marrveshje”.
Nuk është e qartë se kujt po i referohej Trump në fjalët e tij. Megjithse Whitmer ka lëshuar urdhrin e zgjatjes së masës, ajo ka zbutur disa nga kufizimet e urdhrit fillestar.
Rezidentët e Michigan duhet të ndjekin rregullat e distancimit social por tashmë lejohen të lëvizin mes shtëpive të para e të dyta dhe të shkojnë për të dalë me barkë ose për të luajtur golf.
Michigan është një nga shtetet e goditura më rëndë nga COVID-19 dhe deri dje raportonte më shumë se 41 000 të infektuar e rreth 3800 vdekje.
Protestuesit kanë demonstruar kundër masave kufizuaese në disa shtete të SHBA por protesta e djeshme ishte shembulli më i qartë i hyrjes së tyre në një legjislaturë lokale, me armët e tyre në krahë.
Trump ka shprehur gjithmonë mbështetje për protesta të tilla në shtete të ndryshme amerikane.
Top Channel