Një kompani në Texas, SHBA thotë se ka ndërtuar një robot që mund të vrasë koronavirusit me përqendrim intensiv të rrezeve ultra-violet UVC.
Këto të fundit janë rrezet që përbëjnë pjesën më të errët të spektrit në krahasim me dritën ultra-violet, me rreze më energjike me valë më të shkurtër.
Kompania Xenex Disinfection thotë se roboti i saj dezinfektues lëshon këto rreze drite duke spastruar sipërfaqet, dhe sipas saj ka nisur të përdoret në bazat ushtarake amerikane dhe kazerma policie.
Gjatë testimeve roboti i quajtur ‘LightStrike’ ka shkatërruar virusin SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, brenda dy minutave.
“Covid-19 ka bërë që bota të ndalojë në vend. Teksa ne diskutojmë planin e rihapjes, dezinfektimi i sipërfaqeve është prioriteti kryesor për reduktimin e rrezikut të transmetimit”, tha kreu shkencor i kompanisë Dr. Mark Stibich.
“Robotët tanë janë përshtatur me një standard mjedisor të kujdesit dhe punojnë shumë shpejt. Çdo robot përdor një llampë xenon për të gjeneruar rreze të intensitetit të lartë, me spektër të plotë germicid ultra-violet. Kjo deaktivizon viruset, bakteriet dhe sporet. Roboti punon vetëm dhe mund të aktivizojë gjatësi të ndryshme vale UVC. Gjatë kohës së punës së tij nuk duhet të ketë njerëz pranë pasi mudn të dëmtojë sytë e tyre”, shtoi ai.
Ky dekontaminim është gjithashtu i kushtueshëm, pasi kompania po i shet robotët për $100,000 copen, dhe disa klientë të profilit të lartë po presin të marrin porositë.
Top Channel