Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se Suedia “po e paguan shtrenjt” refuzimin e bllokadës së koronavirusit, megjithse vendi i tij mban rekordin absolut të infektimeve me më shumë se 1 milionë.
Qeveria suedeze mori vendimin e kontestuar të lënies hapur të bareve, restoranteve, kinemave e dyqaneve, megjithë presionin e vendeve të tjera për kufizime drastike.
Në komentin e tij Trump thoshte: “Deri sot, 2462 njerëz kanë vdekur atje, shumë më tepër sesa vendet fqinje si Norvegjia (207), Finlanda (206) apo Danimarka (443). SHBA ka marrë vendimin e duhur!”
Ndërkohë eksperti i emergjencave në OBSH, Dr Mike Ryan, ngriti lart në fillim të javës Suedinë si një “model i ardhshëm” për fazën tjetër të luftës ndaj pandemisë, prej faktit se qytetarët ishin personalisht të ndërgjegjshëm në zbatimin e masave të distancimit.
“Mendoj se ka një perceptim se Suedia ka lejuar përhapjen e koronavirusit me masat e lehta që ka marrë, por kjo është shumë larg të vërtetës”.
Suedia ka nxitur qytetarët të mbajnë përgjegjësi personale për ndjekjen e rregullave të distancimit, ndërsa qeveria ka ndaluar grumbullimet me më shumë se 50 njerëz dhe ka mbyllur universitetet.
Top Channel