Një rekord tjetër i lartë i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) ka arritur numrin e përgjithshëm në Rusi në 105.000 ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 1.000, njoftuan autoritetet ruse.

Gjithsej 7.099 persona u testuan pozitiv ndaj COVID-19 ndërsa 101 pacientë humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, tha ekipi i urgjencës në një deklaratë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 106.498 ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1.073.

Më tej në deklaratë thuhet se 208.000 persona kanë mbetur nën mbikëqyrjen mjekësore në të gjithë Rusinë ndërsa 11.619 pacientë janë shëruar deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA