Kosova duhet të aprovojë sa më shpejt paketën për rimëkëmbjen ekonomike, që mund të jetë disa qindra milionë euro, për të zvogëluar dëmet nga pandemia COVID-19, thonë ekonomistë vendas.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një paketë emergjente fiskale në vlerë prej rreth 180 milionë euro, por si e tillë ajo konsiderohet më shumë sociale dhe më pak ndihmesë reale për ekonominë.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova po hyn nga një krizë ekonomike në një krizë edhe më të thellë ekonomike dhe shteti nuk po vepron në kohën dhe mënyrën e duhur. “Është e vërtetë që goditjet më të mëdha nga një situatë të tillë e ka pësuar sektori privat dhe komuniteti i biznesit. Në këtë drejtim ne kemi thënë që sfida më e madhe e Kosovës në të ardhmen nuk do të jetë pandemia e koronavirusit, por pandemia ekonomike dhe për fat të keq pandemia politike”, thekson Gërxhaliu.

Qeveria në detyrë e vendit ka parashikuar një paketë të veçantë fiskale, e cila në fokus do të ketë rimëkëmbjen ekonomike, por ende nuk ka ndonjë plan se kur mund të aprovohet dhe çfarë përmban. Ndërkohë ministria e brendshme në Kosovë u bëri thirrje qytetarëve që Ditën e Punëtorëve, në 1 Maj, të mos dalin nga shtëpitë e tyre për të kremtuar. Zakonisht me këtë datë, qytetarë të shumtë mbushin parqet vendase, por këtë vit, ata që do të dalin, rrezikojnë të dënohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA