Remdesivir, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar”, u tha Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”. Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit”, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA