Taxhikistani i është shtuar qyteteve të hartës botërore të koronavirusit, duke raportuar 15 rastet e para ditën e sotme.

Ishte Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale atje, që njoftoi se në vend janë konfirmuar 15 raste të para me COVID-19, prej të cilëve 10 në qytetin Khujand, ndërsa 5 në Dushanbe.

Ndërkohë sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Qendrës për Parandalimin e Koronavirusit të zhvilluar nën udhëheqjen e kryeministrit Kohir Rasulzoda, të gjithë qytetarët janë detyruar të mbajnë maska. Gjithashtu në këtë drejtim është ndërprerë arsimi për të gjithë universitetet duke filluar nga 4 maji.

Ministria më 6 prill kishte njoftuar se 4 persona në qytetin Khujand kanë humbur jetën nga pneumonia në spitalin ku trajtoheshin. Ndërsa më 28 prill, 310 persona prej të cilëve 126 punonjës të shëndetësisë janë hospitalizuar me dyshimin të pneumonisë dhe se 11 prej tyre kanë humbur jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA