Frika nga COVID-19 shkakton trazira në një burg në Sierra Leone, 7 të vdekur
30/04/2020 15:50
Së paku 7 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një rebelimi në një burg në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.
Ky incident erdhi pasi të burgosurit u përpoqën të arratisen, duke pretenduar se disa të burgosur të rinj janë të prekur nga koronavirusi i ri, njoftoi sot rrjeti afrikan i lajmeve (ANN).
Incidenti ndodhi të mërkurën në burgun Pademba, duke lënë të vdekur 5 të burgosur dhe 2 roje dhe sipas policisë, një pjese të burgut iu vu zjarri nga disa të burgosur.
Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti “Johns Hopkins”, Sierra Leone deri më tani ka konfirmuar 104 raste të infektuara me COVID-19 dhe 4 vdekje.
Top Channel