Prapaskena e Balotellit: Isha pranë Juves, por zgjodha me zemër Milanin!

29/04/2020 22:31

Sa herë ai flet gjithmonë përbën lajm. Në një bisedë në Instagram Mario Balotelli ka treguar një prapaskenë shumë interesante të karrierës së tij. Përpara disa vitesh Supermario mund të kishte qenë pjesë e Juventusit! “ Pas eksperiencës me Manchester City-in isha duke u transferuar te Juventusi, kisha arritur edhe akordin” shpjegon sulmuesi i Brescias.

“Por më pas u fut në mes Galliani, dhe kur më thanë që për mua interesohej Milani, skuadra që simpatizoja nuk u mendova dy herë dhe i humba të gjitha kontaktet me drejtuesit bardhezinj. Milani ka qenë gjithmonë në zemrën time, ashtu si edhe Interi. Juventusi në krahun tjetër do të ishte një zgjedhje e bukur madje mund të kishte shkuar shumë mirë, pasi ata fituan gjithçka për vite me radhë. Nuk është se nuk e mendova transferimin te bardhezinjtë por më pas vendosa me zemër”, deklaroi Balotelli. Përsa i përket të ardhmes Balotellit do t’i pëlqente të ishte trajner por jo i skuadrave të të rriturve por të atyre të moshave.

Top Channel