Zbulimi i “The Guardian”: Kompanitë më të mëdha të naftës arkëtuan 93 miliardë dollarë mes luftës me Iranin dhe valëve vdekjeprurëse të të nxehtit
Jetët private të njerëzve publik po zbulohen aksidentalisht gjatë pandemisë së COVID-19, pasi shumë profesionistë të medias e të tjerë po punojnë nga shtëpia.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me gazetarin e njohur spanjoll Alfonso Merlos. Gjatë një intervistimi që po jepte ‘Live’ prapa krahëve të tij ka dalë një vajzë e zhveshur.
Ky incident është bërë viral në rrjet por më i rëndë është fakti se sipas mediave në Spanjë, vajza që del pas krahëve të gazetarit Merlos, nuk është e dashura e tij Marta Lopez, por një reportere në spektaklin televiziv spanjoll ‘Socialite’, Alexia Rivas.
Menjëherë pas transmetimit të këtyre pamjeve ka reaguar edhe e dashura e gazetarit të njohur duke thënë se tashmë ajo i ka dhënë fund lidhjes me Alfons Merlos pas situatës së turpshme.
Gazetari i ka kërkuar falje publikisht asaj, ndërsa ka shpërthyer kundër kolegëve të tij gazetarë që s’kanë mundur të ndajnë jetën e tij private me atë personale.
Top Channel