Konstipacioni është një nga problemet më të përhapura shëndetësore. Miliona njerëz në botë vuajnë prej këtij problemi por shumë më pak prej tyre e ndiejnë të nevojshme të pranojnë se vuajnë nga konstipacioni. Nëse konstipacioni nuk është kronik, mund të mbahet nën kontroll dhe të trajtohet shumë mirë në kushtet e shtëpisë me disa trajtime krejt natyrale.
Ngrënia e ushqimeve të skuqura, të përpunuara ose të shpejta besohet të rrisë ndjeshëm rrezikun e konstipacionit. Për fat të mirë ka plot me fruta dhe perime të freskëta e të shijshme të cilat ndihmojnë në lëvizjen e zorrëve dhe lehtësojnë tretjen. Një prej perimeve më të mira për tretjen dhe kundër konstipacionit është kastraveci.
Kastraveci, Miku Më I Mirë I Sistemit Tretës
Kastraveci mund t’ju vijë në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore. Ai është një minierë e artë vitaminash, elektrolitesh, mineralesh dhe antioksidantësh të cilat e ushqejnë dhe mbrojnë sistemin tretës. Për më tepër, konsumi i kastravecit mban nën kontroll kolesterolin dhe shmang akumulimin e lëngjeve. Ai nxit urinimin dhe lehtëson nxjerrjen e kripës së tepërt të akumuluar në trup. Kësisoj, shmang formimin e gurëve në tëmth dhe mban veshkat të shëndetshme.
Aftësia për ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në trup e bën kastravecin veçanërisht të rëndësishëm për zemrën, veshkat dhe sistemin tretës. mDuke qenë se kastraveci përmban shumë ujë, ai hollon jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjet e zorrëve. Ekspertët këshillojnë ngrënien e ushqimeve të lehta e të freskëta dhe kastraveci është ndër të parët që futet në listë. Ndryshe nga ushqimet me yndyrë, kastraveci jo vetëm që të ngop por edhe nuk të bllokon dhe e bën konstipacionin të pamundur. Kastravecin ju mund ta hani të freskët duke e spërkatur me pak kripë ose ta përzieni në mikser me mollë dhe selino. Kastravecin gjithashtu mund ta shoqëroni me mollë sepse edhe kjo e fundit është e pasur me fibër, e cila rregullon lëvizjen e zorrëve./AgroWeb
Top Channel