Emisioni investigativ “Top Story” rikthehet në transmetim, pas një periudhe pezullimi prej 40 ditësh për shkak të izolimit që vendosi qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sonte në mbrëmje, “Top Story” do të pasqyrojë pamje ekskluzive brenda pavionit të infektivit, në Spitalin Nënë Tereza, aty ku mbahen dhe trajtohen prej 2 muajsh pacientë të prekur nga Covid-19.
Gazetarët kanë filmuar dhomat e izolimit, aparaturat që përdoren për trajtimin e virusit, kanë intervistuar pacientët dhe mjekë, të cilët kanë shpjeguar rastet e të infektuarëve, që nga faza fillestare e deri tek procesi i intubimit.
Pjesë e dokumentarit janë edhe rrëfimet prekëse të mjekëve, të cilët prej muajsh janë larguar nga familjet e tyre ndërsa çdo ditë janë në betejë me virusin vdekjeprurës.
Duhet theksuar se qëndrimi i gazetarëve brenda pavionit të infektivit ishte i shkurtër, për shkak të rrezikut të lartë të infektimit.
Top Story nuk do të shfaqet në orarin e saj zyrtar, 21:00, për shkak të programacionit maratonë që po zhvillohet prej disa javësh në Top Channel.
Top Channel