Situata me Covid-19/ Universiteti i Mjekësisë mbyll vitin akademik, ja si do bëhen provimet

28/04/2020 18:25
Foto ilustruese

Në një situatë ku të gjitha universitetet në vendin tonë janë të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, ditën e sotme Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik.

Në njoftim thuhet se ky vit akademik do të quhet i mbyllur ndërsa më tej thuhet se studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore.

Për sa u përket provimeve Universiteti i Mjekësisë thekson se ato do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19 ose në formën online.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel