Sherri në Fier, merret vendimi për ish-efektivin e policisë dhe mikun e tij

28/04/2020 12:18

Seanca gjyqësore për dy të rinjtë që u përfshinë në një sherr në qendër të Fierit ka përfunduar.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën’ Detyrim paraqiteje’ për ish-efektivin e policisë Anxhelo Bardhi dhe masën ‘Arrest shtëpie’ për shtetasin Daniel Rista. Trupi gjykues kryesohej nga Alfred Ikonomi ndërsa akuza nga Genci Mane.

Efektivi i policisë ishte jashtë shërbimit në kohën kur u përfshi në ngjarje, por ai u pezullua menjëherë nga detyra.

Të dy shtetasit sulmuan dhe dhunuan 23-vjeçarin Xhoen Osmënaj mbrëmjen e 25 prillit.

Top Channel