Brenda ditës së martë LDK-AAK-NISMA- Lista Serbe dhe Grupi 6+ pritet të nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë Hoti.
Për këtë kreu i LDK-së, Isa Mustafa mblodhi deputetët e partisë bashkë me të propozuarin për Kryeministër, Avdullah Hotin, nga të cilët u sigurua se kanë 64 vota në Kuvend të mjaftueshme për formimin e Qeverisë.
Gashi tha se kanë edhe votat e Listës Serbe të cilët përveç ministrive mund ta ketë dhe një zëvendëskryeministër.
Megjithëkëtë LDK-ja ende nuk e ka pranuar dekretin e Presidentit, Hashim Thaçi që të propozuarin për kryeministër, Hotin ta mandaton për krijimin e Qeverisë.
Nëse realizohet ky hap, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se kjo parti nuk ka refuzuar kërkesën e Presidentit.
Qeveria Hoti është thënë se do t’i ketë 15 ministri.
Prej tyre, 4 ministri bashkë me 1 zëvendëskryeministër do t’i ketë AAK-ja, Lista Serbe 2 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër, ndërsa ende nuk është vendosur për NISMA-në dhe Grupin 6+. /Alberta Hashani/
Top Channel