Mali i Zi drejt mposhtjes së Covid-19, më shumë të shëruar sesa raste aktive

28/04/2020 20:44

Mali i Zi është ndër të fundit shtete në Evropë depërtoi covid-19. Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga ky shtet ku mesa duket koroanvirusi po mposhtet me sukses.

Së fundmi Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi njoftoi se edhe nëntë persona, të diagnostikuar më herët me koronavirus, janë shëruar. Kështu numri i të shëruarve në këtë vend shkon në 199, ndërsa në fazë të shërimit janë 115 pacientë.

“Me kënaqësi mund të them se në Mal të Zi ka më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19 “ tha Senad Begoviq, ndihmës i drejtorit të Institutit malazez të Shëndetit Publik.

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi aktualisht janë të shtrirë tetë pacientë. Prej tyre, pesë janë në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabël. .
Në Mal të Zi kanë humbur jetën shtatë pacientë me koronavirus.

Top Channel