Përmes rrjetit social Facebook, këngëtarja Eliza Hoxha, deputete e PDK-së është kërcënuar me jetë.
Një qytetar ka shkruar në profilin e tij se “Eliza Hoxha je e vdekur” dhe sipas mediave të Kosovës, ky kërcënim ka ndodhur ditën kur është rrëzuar qeveria.
Kërcënimi është publikuar edhe nga vetë deputetja, e cila shkruan:
“Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot…
Liria me lincu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit.
Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër.
Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve.
P.S. Me mendu ndryshe, me përfaqësu diçka tjetër përtej asaj çfarë ti pëlqen dhe beson, për mua është begati…e për ty e disa të tjerë…po shihet”
Top Channel