Dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, në një zonë të pabanueshme. Policia konfirmoi zyrtarisht se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të marra nga armët e zjarrit. Emri i viktimave u be i ditur me vonë, pasi edhe u identifikuan nga famiuljarët e tyre në morg.

Ata janë Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni, rreth 60 vjeç. Familjarët konfirmojnë gjithashtu se të dy personat kanë dalë herët në mëngjesin e së hënës bashkë. Trupat janë gjetur nga djali i njërit prej viktimave, në zonën Lalm i Vjetër të Lezhës, një zonë e thellë malore, ku ka mungesë të infrastrukturës rrugore dhe si e tillë ka pak lëvizje.

Policia i nisi hetimet duke marrë në pyetje fillimisht të afërmit si persona që mund të japinm të dhëna mbi këtë vrasje të dyfishtë. Ata nuk njihen si persona problematikë në zonë, ndaj edhe grupi hetimor ka shumë të paqarta në lidhje me vrasjen. Hetimi fillestar e ka çuar policinë në pistën e vrasjes për motive pronësie.

Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe një motoçikletë e cila mendohet të jetë përdorur në krim. Pritet ekspertiza balistike e armës së përdorur në vendin e nagjrjes si edhe kqyrja e provave të tjera rrethanore të gjendura pranë vendit ku ndodhi krimi.

Top Channel