Federata Shqiptare e Futbollit dhe 54 Federatat e tjera që janë anëtare të UEFA përfitojnë ndihmë prej 4.3 milionë Euro secila nga qeveria e futbollit evropian për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia coronavirus.
Fondi që në total shkon në 236.5 milionë Euro për të 55 federatat, është nga programi HatTrick që është krijuar në vitin 2004 për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në secilin prej vendeve në Evropë.
Vetë UEFA komunikoi këtë dhënie fondesh nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se cdo Federate i jepet e drejta për të përdorur kuotën e saj në mënyrën që konsideron më oportune duke parë efektin negativ të pandemisë coronavirus.
‘Sporti ynë po përballet me një sfidë të paprecedentë të diktuar nga kriza e Covid-19-tha presidenti i UEFA, Alexander Ceferin-UEFA dëshiron të ndihmojë anëtarët e saj për t’iu përgjigjur në mënyrën më të përshtatshme rrethanave specifike. Kështu që akorduam këtë fond për secilën prej federatave për pjesën e mbetur të sezonit dhe atë pasardhës edhe si pjesë e fondit të investimeve. Mendoj se ky është një vendim i përgjegjshëm për të dhënë sa më shumë ndihmë që të mundemi’.
Top Channel