Me vdekjen e një 73 vjeçari mbrëmjen e së hënës shkoi në 29 numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë një pacient nga Durrësi, që ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ishte i intubuar prej 24 ditësh, pasi vuante nga pneumonia bilaterale dhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Me vdekjen e këtij pacienti numri total i viktimave në Shqipëri për shkak të Covid-19 shkon në 29. Me herët u njoftua për 10 persona të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 736.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve.

Top Channel