Sava Bardhi debaton me ministrin Klosi: Turizmi i jashtëm drejt kolapsit, duhet suport nga shteti

27/04/2020 23:36

Në Open në Top Channel po flitet për situatën e turizmit gjatë pandemisë së koronavirusit. Ministri i Turizmit tha në Open se ky vit për turizmin shikohet si një vit mbijetese.

Pronarja e ‘Sava Tours’, Sava Bardhi tha në Open se kjo situatë turizmin e jashtëm do ta çojë në kolaps. “ Unë e kuptoj shumë mirë ministrin që kërkon tani t’i japë një vëmendje turizmit të brendshëm.

Por ka edhe një lloj tjetër turizmi që është turizmi i jashtëm. Ky lloj turizmi është në Shqipëri që prej viteve 90 dhe ka mbushur arkat e shtetit duke paguar taksat gjithmonë në kohë. Kjo pandemi do ta çojë këtë strukturë në krizë të madhe. Tërmeti kishte pasojat e veta dhe në qoftë se nuk marrim një suport nga shteti, kjo strukturë do futet në një krizë të thellë që do të zgjasë shumë”- tha Bardhi.

Top Channel