Një tjetër jetë e humbur si pasojë e Covid-19 është shënuar në Kosovë.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi këtë të hënë se një pacient i prekur me koronavirus, ka vdekur.

Viktima me inicialet XH.I. ishte 53-vjeçar, nga Komuna e Pejës.

Në njoftimin e Klinikës Infektive thuhet se pacienti është shtruar në këtë repart të dielën, si i dyshuar me Covid-19.

Ai ka dalë pozitiv me koronavirus si dhe vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, thuhet në njoftim.

Deri më tani, në Kosovë numërohen gjithsej 763 persona të infektuar me koronavirus, 165 janë shëruar dhe me viktimën e fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 22.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA