Plagosje dhe ndërtim pa leje/ Arrestohet një 36-vjeçar në Durrës, një tjetër procedohet i lirë

27/04/2020 12:58

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Durrës.

Kështu ra në pranga L. Ll., 36 vjeç, banues në Sukth, pasi më datë 26.04.2020, ka goditur për motive të dobëta, me sende të forta shtetasin V. K., 40 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, dhe shtetasen A. K., 39 vjeçe.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. K., pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”,”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Ndërtim pa leje”.

Top Channel