Godina e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, është prishur, për t’u rindërtuar sërish. Për të folur rreth kujtimeve të gjimnazit, në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar disa personalitete që kjo shkollë ka nxjerrë në vite. Një prej tyre është dhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.
Teksa Jorida po fliste për kujtimet e gjimnazit dhe shokët e klasës, një pyetje ngacmuese erdhi nga moderatori Flori Gjini, i cili e pyeti Joridën mbi ish-ministrin Saimir Tahiri, duke qenë se Tahiri dhe Tabaku në gjimnaz kanë qenë në të njëjtën klasë.
“Po e diskutoja me Julkën dhe mendoja se ishim në klasë tani. Unë nuk kisha parë asgjë për gjimnazin Sami Frashri, na dërgojnë foto të shkollës duke u prishur, në grupin e gjimnazit në Whats App. I thashë jo nuk ka mundësi, madje kishte rrethuar me rreth jeshil dhe klasën, dhe thonin sa të fortë jemi. Ne e mbajmë shumë, unë herën e fundit nuk kam qenë dot , por ja kemi kaluar shumë mirë. Gjimnazi është periudha më e bukur dhe ne na duket vetja më e veçantë se të tjerët. Ne flasim shumë, diskutojmë shumë”, tha Tabaku.
Në këto momente, Flori e pyeti Joridën nëse edhe ish-ministri Saimir Tahiri, është pjesë e grupit virtual.
“Flori nuk tregohen të gjitha këtu”, u shpreh Jorida.
Top Channel