Koronavirusi/ Qeveria plane për karantinë 2-javore ndaj kujtdo që hyn në Mbretërinë e Bashkuar

27/04/2020 13:12

Teksa plani në fjalë ndodhet në diskutim e sipër nga qeveria, kushdo që do të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar mund të detyrohet të futet në karantinë për dy javë.

Dominic Raab, i cili ka funksionuar si kryeministër për gati tre javë, teksa Boris Johnson po merrte veten nga koronavirusi, konfirmoi se propozimet janë në shqyrtim.

Raab u pyet sa u takon raporteve që të gjithë udhëtarët do të duhet të plotësojnë me detaje në lidhje me shëndetin e tyre, si dhe adresën ku ata do të izolohen. I pyetur nëse qeveria do të fillojë kufizimin e fluturimeve që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar ose do t’i karantinojë njerëzit sapo të arrijnë, Z. Raab tha se “çdo masë e re që është e nevojshme” do të merret.

Ai shtoi:

“Kjo është diçka që ne do ta shohim dhe mund të përfshijë testimin për njerëzit që vijnë, mund të përfshijë masa sociale distancimi dhe ne do të sigurohemi …  janë duke marrë të gjitha masat që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, për të mbrojtur jetën e tyre, por edhe për të ruajtur mënyrën tonë të të jetuarit, ndërsa ne shkojmë përpara, ekonomikisht dhe shoqërisht “.

Dy javë është sasia maksimale e kohës që duhet përpara se dikush i infektuar me koronavirus të fillojë të shfaqë simptoma.

Top Channel