Koreja e Jugut ka thënë se Kim Jong-un është ” gjallë dhe mirë”, duke minimizuar thashethemet se udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte sëmurë rëndë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër.

“Pozita e qeverisë sonë është e fortë,” tha Moon Chung-in, një këshilltar special për sigurinë kombëtare të presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një intervistë me CNN të Dielën.

“Kim Jong-un është gjallë dhe mirë.”

Këshilltari tha që Kim kishte qëndruar në Wonsan – një qytet turistik në brigjet lindore të vendit – që nga 13 prilli, duke shtuar: “Asnjë lëvizje e dyshimtë nuk është zbuluar deri më tani.”

Supozimet për shëndetin e Kim janë rritur që nga mungesa e tij e dukshme nga festimet e 15 Prillit për ditëlindjen e gjyshit të tij Kim Il-sung, themeluesit të Veriut – dita më e rëndësishme në kalendarin politik të vendit

Top Channel