Foto ilustruese

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ

Elbasan

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ, arrestohet në flagrancë shtetasi:

E. K., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel