Fotot/ Ky është vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Lezhë, viktimat kishin dalë që në mëngjes nga banesat

27/04/2020 20:05

LEZHË- Kolë Murrani dhe Preng Simoni janë gjetur të vrarë në një zonë malore në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se të dy viktimat kishin dalë së bashku që në mëngjes nga  banesat e tyre dhe nuk ishin kthyer më.

Në kërkim të tyre është nisur djali i njërit prej viktimave, i cili ka gjetur të vrarë në shatin Lalm të vjetër në Lezhë. Një nga viktimat sipas burimeve ishte i masakruar.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, megjithatë policia ka nisur një hetim për të përcaktuar të plota rrethanat.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA