Fotot/ Del para drejtësisë, njerku që akuzohet se dhunoi fëmijën 3 vjeç

27/04/2020 10:52

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë sot masën e sigurisë arrest me burg për A. Kazanxhi, 35 vjeç i cili akuzohet se ka dhunuar e keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses. Ndërkohë që 35-vjeçari ka dalë para trupit gjykues.

Pasi policia i hodhi prangat, një burim pranë prokurorisë i tha gazetares Anila Hoxha se i dyshuari e mohon akuzën dhe pretendon që fëmija tre vjeçar është rrëzuar nga divani. Por fëmija që gjendet në spital ka fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyera pohoi për gazetaren Hoxha përfaqësuesi i akuzës që dyshon se burri e ka goditur fëmijën duke përfituar nga mungesa e partneres.

“Unë punoj si amvisë në një familje që ka një anëtar të sëmurë, dhe në atë çast nuk ndodhesha në banesa, sapo kisha dalë në blija bukë. Tim bir e mbante partneri- ka treguar në polici gruaja, e cila është rimartuar pas një martese të mëparshme, prej nga ka sjellë në jetë edhe djalin. Por prokurorët janë të sigurtë se burri që dyshohet të keqtrajtuar fëmijën e partneres ka kaluar kriza nga karantinimi në shtëpi dhe partnerja, mohon dhunën për shkak se nuk do të përfundojë sërish në divorc tha eksperti që po zbardh këtë rast të rëndë keqtrajtimi.

Rastet e dhunës në familje shtoi një zyrtar i policisë për gazetaren Hoxha janë kthyer në një shqetësim dhe shumë gra po marrin urdhër mbrojtjeje edhe në kushte karantine.

Dy ditë më parë polcia njoftoi zyrtarisht se kishte arrestuar A.K , 35 vjeç për keqtrajtimin e të miturit, i cili u çua në spital nga vetë njerku.

Ai ka kërkuar urgjencën duke kërkuar ndihmë thanë prokurorët për gazetaren Anila Hoxha, pasi sipas tij fëmija u rrëzua befas. Por pasi tre vjeçari është marrë nën trajtim mjekësor dhe është pyetur nga psikologët, ka treguar të vërtetën “më qëlloi babi” tha fëmija që sërish i flet baba bashkëjetuesit të së ëmës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel