Drejtuesit e fasonerive në Krujë thirrje autoriteteve: Nuk punojmë dot me ‘protokollin e kuq’

27/04/2020 22:51

Gazetarja e ‘Top Channel’  Sidorela Gjoni gjatë emisionit ‘Open’ hyri  brenda një fasonerie në Krujë, ku tregoi nga afër situatën.  Shumë pronarë të fasonerive janë mbledhur bashkë për të thënë se fasoneritë nuk mund të punojnë dot me protokollin e kuq.

‘Nuk mund të zbatohet dot protokolli i kuq. Kjo sepse procesi i punës është i tillë. Nuk mund të punohet në një distancë 2 metra. Ne kështu nuk mund të punojmë dot. I bëjmë thirrje institucioneve që të kthejnë protokollin jeshil.

Në protokollin e kuq janë disa pika që nuk mund të zbatohen nga ana e fasonerive. I bëjmë thirrje qeverisë që të paguajë punëtorët- thanë drejtuesit e fasonerive.

Top Channel