Deklaratë e fortë e deputetit socialist në Top Talk: Nuk njohim raportet e KLSH-së, ja shkaku

27/04/2020 19:03

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishin të ftuar me anë të një lidhje “Skype” deputeti socialist Ervin Bushati, dhe ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj.

Gjatë fjalës së tij deputeti Ervin Bushati, u shpreh se nuk i beson raporteve të publikuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, e cila pretendon se Shqipëria ka 240 milionë euro dëme nga buxheti i vitit 2019. Bushati tha se nuk i beson raporteve që kanë dalë nga një institucion, që ka drejtues të saj, ish-ministrin e qeverisë Berisha.

Gjithashtu deputeti u shpreh se vetëm disa muaj më parë, Shqipëria mori një fond mbështetje prej 1.5 miliardë eurosh. Sakaq, Bushati tha se nuk është rastësi që kemi statistika më të mira, – në luftën e përbashkët ndaj koronavirusit-, sa Italia dhe Gjermania. Dhe e gjitha sipas Bushatit, ka ndodhur për shkak të menaxhimit të mirë të situatës.

Denis Dyrnjaja: 240 milionë euro dëme nga buxheti i vitit 2019, i janë shkaktuar buxhetit të shtetit, ju thotë gjë kjo shifër.

Ervin Bushati: Kush e thotë këtë.

Denis Dyrnjaja: Kontrolli i Lartë i Shtetit, për vitin 2019, 240 milionë euro dëme.

Ervin Bushati: Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk janë të vërteta, nuk besoj në këto, aq më tepër në një institucion që drejtohet nga një ish-ministër i zotit Berisha, e para. E dyta jo më pak se dy tre muajsh ne morëm një mbështetje prej 1.5 miliardë eurosh, pra një shifër sa 10% e GDP-së. Kemi marrë ftesën për t’iu bashkuar familjes Evropiane, do të vazhdojmë të kemi fonde për ta shpëtuar ekonominë, ashtu siç shpëtuam shëndetin. Kjo është e rëndësishme, të gjitha janë të lidhura sepse ekonomia nuk bëhet nga fantazmat, bëhet nga njerëz. Këto njerëz po nuk i shpëtove dhe po nuk i qëndrove pranë. Pra të jesh këtu në Shqipëri, jo në Milano dhe Holandë. Por të rrish këtu dhe të kalosh vështirësinë dhe t’i shpëtosh. Sot kemi shifra më të mira se Gjermania dhe shifra shumë më të mira se Italia. Nuk është arritur sepse kemi shëndetësinë më të mirë, apo jemi më të pasur, por sepse situata u menaxhua shumë mirë”, u shpreh Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA