Bilanci/ Covid-19 infekton mbi 3 milionë njerëz në të gjithë botën, 1 milion vetëm në SHBA

27/04/2020 21:11

Mbi 3 milion e 43 mijë persona janë infektuar me koronavirusin e ri Covid-19 në të gjithë botën.

Ky virus të paktën deri më tani ka shkaktuar në rang global 210 mijë viktima ndërsa numri vijon të rritet vazhdimisht. Covid-19 shpërtheu në Kinë por tashmë është përhapur në pothuajse të gjithë botën ku po shënon viktima të shumta dhe po gjunjëzon ekonominë botërore.

Megjithatë ka edhe lajme të mira, pasi shumë prej të prekurve arrijnë ta mposhtin koronavirusin. Sipas statistikave në të gjithë botën janë shëruar 915 mijë persona, ndërsa ky numër sa vjen e rritet.

Epiqendra e koronavirusit tashmë janë Shtete e Bashkuara të Amerikës ku janë 1 milion të infektuar dhe mbi 56 mijë viktima. Në vend të dytë për sa u përket viktimave që ka shkaktuar Covid-19 është Italia me 26 977 vdekje dhe ndiqen nga Spanja me 23 521 vdekje dhe nga Franca me mbi 23 mijë persona të vdekur.

Tashmë agresiviteti i këtij virusi duket se është ulur kjo ka ardhur falë masave të rrepta të distancimit social. Në këtë periudhë shumë shtete pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve po mendojnë se si të hapen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA