4 javë në terapi intensive, 70-vjeçari nga Kruja fiton betejën me koronavirusin

27/04/2020 10:16

Një 70-vjeçar nga Kruja është shëruar nga COVID-19 dhe do të kthehet në shtëpi pas 4 javësh në terapi intensive.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se deri tani 30 pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Çdo ditë stafi mjekësor i spitalit infektiv përballet me raste të reja të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, siç ka çdo ditë, pacientë që e fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19!
Me punë të palodhur e përkushtim nga mjekët dhe infermierët, pas 4 javësh në terapi intensive, 70 vjeçari nga Kruja është shëruar dhe kthehet në shtëpi??
Deri tani 3️⃣0️⃣ pacientë të trajtuar në terapi intensive në spitalin infektiv, e kanë fituar betejën me sëmundjen, falë trajtimit mjekësor dhe shërbimit të të gjithë ekipit të palodhur të #Infektivit??

#KrenarePërEkipetMjekësore

Top Channel