Peru/ Mbi 1000 policë të infektuar nga CoVid-19, 17 ndërrojnë jetë

26/04/2020 16:40

Shtatëmbëdhjetë oficerë policie në Peru kanë vdekur pasi kontraktuan Covid-19, ndërsa vendi është në bllokim mbarëkombëtar.

Ministri i Brendshëm Carlos Morán, i cili u kritikua për dështimin e sigurimit të oficerëve me maska dhe kujdes mjekësor, dha dorëheqjen.

Sipas statistikave më shumë se 1.000 policë janë infektuar nga virusi.

Vendi latin ka regjistruar më shumë se 25,000 të prekur dhe 700 vdekje deri tani, sipas një numërimi nga Universiteti Johns Hopkins në SH.B.A.

Peru ka një popullsi prej 32 milion banorësh.

Top Channel