“Ata janë engjëjt tanë mbrojtës”, Veliaj publikon fotot e atyre që sakrifikojnë çdo ditë për ne

26/04/2020 17:56

Krahas stafit mjekësor që janë në vijëne parë të betejës ndaj COVID-19, në vijën e zjarrit janë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake dhe ata të Rendit të cilët po merren me zbatimin e masave.

Në shenjë mirënjohje, Bashkia e Tiranës ka vendosur në stacionet e autobusëve urban fotot e punonjësve të Policisë Bashkiake dhe asaj të rendit në shenjë mirënjohje për sakrificën e tyre në këtë periudhë të vështirë.

Përmes një postimi në Instagram, kryebashkiaku Veliaj i cilëson ata si ëngjëjt tanë mbrojtës. “Ata janë engjëjt tanë mbrojtës, që e kalojnë çdo ditë në detyrë, duke sakrifikuar për të gjithë ne, derisa kjo pandemi të zhduket. Ata janë heronjtë e qytetit tonë. Njihuni me ta!”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel