
24/02 15:30
Ka shkuar në mbi 2 milionë e 800 mijë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën.
Saktësisht, numërohen 2,833,011 raste, ndërkohë që numri i viktimave ka kapur shifrën 197,351.
Nga ana tjetër, sa u takon të shëruarve janë 807,232 persona që kanë fituar betejën me Covid-19. Vendin e parë mbi rastet me koornavirus e mban SHBA me 925,758 të tilla, Spanja me 219,764; Italia me 192,994; Franca 159,828 dhe Gjermania 154,999.
SHBA kryeson edhe në listën e zezë të viktimave me 52,217 vdekje, e ndërsa Spanja me 22,524.
Top Channel