Kur bota bëhet bashkë/ “Bella Ciao”- Historia e këngës revolucionare që njeh vetëm 1 limit: LIRINË

25/04/2020 10:28

“Bella Ciao”, kënga partizane italiane që pavarësisht rrjedhës së kohës mundi të mbijetojë.

Teksa autori i lirikës mbetet i panjohur, të shumtë janë artistët që përgjatë periudhave të ndryshme nuk kanë mundur dot t’i rezistojnë një performance ekzaltuese, nën interpretimin personal të këngës. Mbartëse e vlerave universale, duket se “Bella Ciao” përbën një trashëgimi të vërtetë.

“Një mëngjes (Una mattina)”- mjaftojnë dy fjalë për të zgjuar lehtësisht idealet brenda gjithkujt. Universialiteti i “Bella Ciao” zbërthehet pikërisht mbi cilësitë themelore që përcjell; liri, paqe dhe solidaritet.

Fuqia e jashtëzakonshme e një këngë, që përmes melodisë së saj përmbushi një qëllim të vyer; të qenurit kolona zanore përgjatë 75 viteve revolucion dhe protesta në çdo cep të botës. Republikë dhe demokraci, ja çfarë i mëshon më së tepërmi e shumëdëgjuara “Bella Ciao”. Ishin këto arsyeja përse tingujt e saj shoqëruan spanjollët kundër regjimit të Franco-s, palestinezët e burgosur në Gaza, apo zjarrëfikësit britanikë, që disa ditë më parë, teksa i dërguan një mesazh solidariteti Italisë së prekur nga pandemia Covid-19, zgjodhën pikërisht të këndonin atë.

Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.


Ai që sot duket se po korr një sukses të madh, seriali “La casa de papel” nuk mund të cilësohet kurrsesi si trampolina e “Bella Ciao”, e cila përgjatë 75 viteve është risjellë në versione të ndryshme. Sigurisht, nuk mund të mohohet fakti se seriali i ka falur popullaritet këngës te brezat e rij, duke mundësuar edhe përfshirje në playlist-ën e bareve, kafeneve apo diskove.


Më poshtë do të gjeni disa performance historike:
Yves Montand

Milva

Giorgio Gaber

Maria Farantouri

Mercedes Sosa

Grup Yorum

Modena City Ramblers

Manu Chao

Goran Bregović

Tom Waits & Marc Ribot

Pas “La casa de papel”


Top Channel