I kontrollojnë shtëpinë dhe stallën e bagëtive në Vlorë, policët gjejnë 16 kilogramë drogë

25/04/2020 11:25

Është arrestuar në Vlorë një shtetas, të cilit i është gjetur lëndë narkotike.

Kështu ka rënë në pranga S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel