Zbardhet biseda e Fatos Nanos dhe Erion Veliaj: Mjaft-i më prishi të gjitha planet në jetë, tani më prishi dhe shkollën

24/04/2020 13:15

Shkolla e re “Sami Frashëri” do të jetë më e madhe dhe më e sigurtë për nxënësit që do të ulen në bankat e saj, thotë kryebashkiaku Veliaj.

E ndërtuar në vitet 60’, gjimnazi “Sami Frashëri” është shkolla e parë që do të rindërtohet pas dëmeve të rënda në kollonat mbajtëse që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit. Godina e re pritet t’i japë fund edhe mësimit më 2 turne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka studiuar vetë në këtë shkollë në vitet ‘90, tha se godina e vjetër do t’ia lërë vendin një godine të re moderne.

Por Veliaj nuk është i vetmi që ka studiuar aty, në një lidhje live për Top Channel i pyetur nga gazetari Andi Bora tregoi se ka komunikuar me shumë aktorë politikë që kanë studiuar aty e ndër ta edhe Fatos Nano:

” Kam folur me Dash Shehin, presidentin Meta apo edhe Fatos Nanon që më tha një batutë që nuk e prisja. Ai në fakt është njohur gjithmonë për humor e më tha: Mjaft-i më prishi të gjitha planet në jetë, tani më prishi dhe shkollën. Edhe i premtova që do e ftojmë kur të bëjmë inagurimin e shkollës së re. Atë dhe të tjerët sigurisht”.

Top Channel