Aksidenti i rëndë ku vdiqën 4 policë/ Bëri foto viktimave pas aksidentit, rrezikon deri në 10 vite burg

24/04/2020 16:44

Shoferi i një mjeti Porsche, tashmë në qendër të një aksidenti të tmerrshëm dy ditë më parë ku u vranë katër oficerë policie në një autostradë të Australisë, përballet me dënim deri 10 vjet burgim për marrjen e fotove denigruese të viktimave, para se të largohej nga vendngjarja.

41 vjeçarit Richard Pusey, iu lexuan një seri akuzash mbrëmë pasi ishte ndaluar përtej limitit të shpejtësisë në autostradën Lindore Kew të mërkurën, pak para se ndodhte tragjedia.

Grupi i oficerëve të policisë, mes të cilëve një rekrut i ri dhe një nënë e dy fëmijëve, u vranë nga një kamion që i goditi me të gjithë shpejtësinë, teksa qëndronin në anë të rrugës duke pritur që të rimorkiohej makina e Pusey.

Detektivët ngritën akuzat ndaj Pusey për drejtim të pakujdesshëm, largim nga vendngjarja pas testit pozitiv për droga.

Para se të largohej nga vendngjarja pas aksidentit, Pusey bëri disa foto të trupave të viktimave të copëtuara në rrugë, dhe i postoi ato në faqen e tij në Facebook, në vend që të ndihmonte për të shpëtuar jetë.

Arsyeja pse ai nuk u lëndua në aksident është sepse po urinonte në anë të rrugës në momentin e përplasjes.

Fotot ishin parë nga mediat por nuk u publikuan prej përmbajtjes së rëndë. Në një prej tyre një oficer i vrarë shihej në çatinë e makinës Porsche.

Në një tjetër një oficer i gjakosur shihet i shtrirë pranë kamionit.

Disa shoferë dhe dëshmitarë shihet që ndihmojnë oficerët e rënë.

Pasi bëri fotot, Pusey u largua në këmbë por u arrestua më pak se 24 orë më vonë.

Kreu i policisë së Victoria, Graham Ashton, tha: “Është një sjellje e pabesueshme. Sa më shumë të dëgjosh për këtë aq më shumë e përçmon. Ne do të sigurohemi që në gjykatë të reflektohen të gjitha detajet e sjelljes së tij. Normalisht në një situatë të tillë çdo njeri do të përpiqej të jepte ndihmë”, tha ai.

Mos dhënia e ndihmës në rast të vdekjes së personit dënohet me 10 vjet burg në Australi.

Pusey u akuzua gjithashtu për drejtim të rrezikshëm të makinës, largimnga vendngjarja pas testit të drogës, mosdhënie informacioni, zotërim drogash, shkatërrim provash.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA