Spanja ka regjistruar numrin më të ulët, në baza ditore, të vdekjeve nga koronavirusi, në më shumë se një muaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,524.

Por nga ana tjetër regjistron një rritje të rasteve të personave të prekur me koronavirus. Në 24 orët e fundit, 6.740 raste të reja, kështu numri i përgjithshëm shkon në 219,764 persona të infektuar.

Spanja është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 213,024, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Deri në këto momente në Spanjë numërohen 219 mijë persona pozitivë me koronavirusin e ri, 22.524 prej të cilëve kanë humbur jetën. Para saj, në vend të parë, janë Shtetet e Bashkuara me 869,172 të infektuar dhe 49,963 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA