Ti Raporton/ Shqiptari nga burgu i Patrës: Jo korona, por dhe kolera do na zërë! Kemi 4 ditë pa ushqim (video)

24/04/2020 10:45

Një shtetas shqiptar që ndodhet në burgun e Patrës në Greqi ka shkruar në “Ti Raporton”.

Në denoncimin e dërguar në redaksinë e Top Channel ai tregon për kushtet në burg ku në pamjet që ai sjell ka plehra gjithandej, ndërsa thotë se “Sot është dita e 4 që shteti grek po na lë pa ushqim”.

“Jemi 220 veta në sektor dhe gjysmave po u bie të fkët. Ndërsa shteti grek vazhdon me kërcënimet, të ndërpritet greva ose kam për të futur ekamin”., shkruan ai më tej.

“Shifni si është bërë këtu, jo korona por edhe kolera do na zërë”, tregon ai në video.

Top Channel