Rindërtimi pas tërmetit/ Shemben 3 godinat e shkollës 9-vjeçare në Sukth

24/04/2020 14:59

Sot u prishën 3 godinat e shkollës 9-vjeçare Njazi Martori në Sukth.

Dy godinat njëkatëshe ishin ndërtuar që në vitin 1964, ndërsa godina trekatëshe në vitin 1974.

Në këto godina bënin mësim para tërmetit 917 nxënës, 113 prej të cilëve frekuentonin kopshtin e shkollës. Nxënësit e kësaj shkolle, pas dëmtimit të godinave u zhvendosën në shkollat e Katund Sukthit dhe fshatit Rreth. Për rindërtimin e shkollës është çelur tender nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ndërtimi i shkollës së re do të bëhet me fonde të programit të rindërtimit.

Top Channel