Banka Amerikane e Investimeve dhuroi sot tre pajisje respiratore për terapi intensive, të cilat i shkojnë në ndihmë sistemit shëndetësor për të rritur kapacitetet në përballjen me situatën e krijua rnga COVID-19 në Shqipëri. 

Dorëzimi i këtyre pajisjeve u bë nga Vilsa Lika, Drejtore e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank.

“Ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të falenderojmë gjithë komunitetin e mjekëve dhe infermierëve. Këta respiratorë që dhurojmë sot do të lehtësojnë punën e këtyre heronjve dhe heroinave dhe do të ndihmojnë në misionin fisnik të shpëtimit të jetëve të gjithë popullit shqiptar”, tha Vilsa Lika, Drejtore e Divizionit Ligjor dhe Përputhshmërisë në ABI Bank.

Top Channel