Fotot/ Presidenti afrikano-jugor i bën thirrje popullit të vendosë maskën, por vetë lë skenë qesharake

24/04/2020 19:08

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa u shfaq dje në televizion teksa tentonte pa sukses të vendoste maskën mbrojtëse në fytyrë, pas fjalimit të tij ku theksonte rëndësisnë e masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

Por në pamjet dukej qartë që ai nuk e kishte idenë si të vepronte me të, çka solli reagime të shumta zbavitëse në rrjetet sociale.
Më herët ai njoftoi se vendi do të nisë zbutjen e masave kufizuese prej muajit që vjen.

Duk tentuar të japë i pari shembullin e tij, presidenti nisi të vendosë maskën një herë në njërin vesh, por nuk arrinte të kapte anën tjetër të llastikut.
Disa sekonda më vonë maska rebelohet dhe del edhe nga veshi i parë i presidentit.

Reagimet ishin të shumta ndaj videos humoristike, dhe më vonë vetë presidenti iu përgjigj me një koment: “Për të gjithë ata që qeshnin me mua dje, do të hap një stacion të veçantë ku t’i mësoj njerëzve si të vendosin maskën, ku ju mund të regjistroheni për të dhënë kontributin”.

Një komentues thoshte: Unë me familjen u shkrimë së qeshuri. Edhe ajo zonja që bën gjuhën e shenjave për shurdhët, duket se iu mbaruan simbolet”.

Një tjetër thoshte: Të paktën diçka pozitive. Falemnderit Cyril për të qeshurat me sfidën e maskës.

Disa të tjerë thonin se presidenti po e përdorte maskën për të mbuluar sytë, si në lojërat seksuale të filmit ‘Fifty Shades Of Grey’.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel